Kushtet e Shërbimit

Kushtet dhe Shërbimet “FAIR RENT ALBANIA”

Informacion i përgjithshëm mbi marrjen me qira të një automjeti “Fair Rent Albania”

Kërkesat për lejet e drejtimit.

  • Leje drejtimi e vlefshme të paktën një vit nga momenti i marrjes së automjetit me qira.
  • Asnjë tarifë shtesë për shoferët nga 25 deri në 70 vjeç.
  • Pranohen të tëra lejet e drejtimit të BE dhe lejet e drejtimit me shkrim dhe gërma Latine.
  • Lejet e drejtimit me gërma jo Latine kanë nevojë të shoqërohen me një leje drejtimi ndërkombëtare.

*Lejet e drejtimit me shkrim: Arabic, Japonez, Mandarin dhe Cirilik.

  • Për çdo rezervim nevojitet edhe një dokument identifikues i personit i cili nënshkruan kontratën e qiramarrjes me “Fair Rent Albania“.
  • Nevojitet një leje drejtimi e vlefshme për çdo person i cili do të ngasë automjetin gjatë periudhës së kontraktuar.Për shoferët nën 25 vjeç dhe mbi 70 vjeç do të aplikohet një tarifë shtesë prej 7 euro në ditë.
  • Në rast aksidenti prej personave të pa autorizuar me shkrim nga “Fair Rent Albania” personi i kontraktuar mban përgjegjësi për çdo dëm që i ndodh automjetit.

Në rast të udhëtimit jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë nevojitet:

  • Leje qarkullimi ndërkombëtare. ( E mundëson “Fair Rent Albania“ )
  • Siguracion ndërkombëtar/Karton jeshil. ( E mundëson “Fair Rent Albania“ )

*Vlera e kartonit Jeshil përcaktohet nga destinacioni dhe kohëzgjatja.

  • Leje drejtimi ndërkombëtare. ( E posedon Qiramarrësi )

*Në këtë rast aplikohet një garanci e veçantë e barazvlefshme me vlerën e pasiguruar nga siguracioni kasko në rast vjedhjeje të automjetit.

Mënyra e rezervimit:

  • Nëpërmjet telefonatave në nr: +355 67 4 777 777
  • Me e_mail në: [email protected]
  • Në online chat: fairrentalbania.com
  • Automjeti quhet i rezervuar vetëm në rastet kur Qiramarrësi parapaguan shumën prej 20% të vlerës së rezervimit.

Tarifat e rezervimit dhe të anulimit të rezervimit të automjeteve “Fair Rent Albania”.

  • Automjetet do të tarifohen sipas çmimeve të afishuara në faqen online: fairrentalbania.com
  • Tarifimi i automjeteve për periudha afatgjata është subjekt i negocimit të çmimit.
  • Klientët “Fair” do të jenë subjekt i ofertave të ndryshme të “Fair Rent Albania”.
  • Klientët “No Fair” do jenë subjekt i penaliteteve ose refuzimit të qiramarrjes së një automjeti “Fair”.
  • Për anulimet deri 48 orë përpara marrjes së automjetit do të ketë penalitet prej një ditë qira.
  • Për anulimet Brenda 48 orëve përpara marrjes së automjetit do të ketë penalitet prej tri ditë qira.
  • Në rastet “No-Show” do të ketë një penalitet për të gjithë periudhën e rezervuar.
  • Për çdo rast të forcave madhore anulimet nuk kanë asnjë penalitet.

Qiraja e makinës suaj përfshin:

  • Gjendje teknike të vërtetuar nga kontrolli teknik dhe shërbimet në kompaninë koncesionare.
  • Siguracionin e detyrueshëm TPL.
  • Siguracion Kasko i cili mbulon përkatësisht 70% deri 90% të vlerës së dëmit ose të vlerës së automjetit.

ˣVlera e dëmit e cila nuk mbulohet nga siguracioni paguhet e plotë nga Qiramarrësi.

  • Limit i pakufizuar kilometrash për qira nga 1 deri në 6 ditë.

*Për qira mbi 6 ditë kilometrazhi është i negociueshëm.

  • Përjashtimin tuaj nga përgjegjësia e dëmit në rast se ju nuk jeni fajtor në aksident.

*Vërtetohet me një dokument nga policia rrugore.

  • Pagesë deri në 90% të dëmit të automjetit në rast aksidenti edh kur ju shpalleni fajtor.
  • Ndihmë Stand By telefonike 24 orë dhe në rast se ndodh një defekt i shkaktuar nga ana e Qiramarrësit.

Qiraja e makinës suaj nuk përfshin:

  • Tarifën e gjobave të përfituara nga shkeljet prej Qiramarrësit gjatë periudhës së Qirasë.
  • Shërbime ekstra të kërkuara nga Qiramarrësi.
  • Asnjë shërbim i cili nuk përmendet në rubrikën: Qiraja e makinës suaj përfshin.

Siguracioni “Fair Rent Albania” përfshin:

  • Sigurimin e detyrueshëm TPL.
  • Siguracion kasko për dëme dhe vjedhje i cili siguron 70% deri më 90% të vlerës së makinës.
  • Për klientët “Fair” pas marrveshjes mbi një tarifë mund të përfitohet edhe siguracioni Full Kasko 100%.
  • Dëme ndaj palëve të treta dhe për mjetin “Fair” sipas kushteve të siguracionit Kasko edhe në rastet kur Qiramarrësi shpallet fajtor.
  • Dëme të shkaktuara gjatë ditës/natës në parking sipas vlerës së mbuluar nga siguracioni kasko.

Siguracioni “Fair Rent Albania” nuk përfshin:

  • Dëmtimin e gomave dhe disqeve. ( Nga dëmtime që shkaktohen prej Qiramarrësit )
  • Dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i karburantit të gabuar ose jo cilësor.
  • Dëmtimet e kryera me dashje / ose të qëllimshme.
  • Dëmtime në automjet të cilat konsiderohen nga koncesionari se janë shkaktuar nga përdorimi në mënyrë jo të duhur të automjetit.
  • Dëmtime të shkaktuara nga përdorues të paautorizuar me shkrim nga ana e „Fair Rent Albania“.
  • Dëmtime të shkaktuara nga përdorues nën efektin e alkolit ose substancave narkotike.
  • Kartonin Jeshil në rast të udhëtimit jashtë territorit të Shqipërisë.
  • Bllokimin e mjetit si pasojë e sjelljeve jo korrekte të Qiramarrësit me automjetin në rrugë.

*Marrje pjesë në gara brenda qytetit, transport i mallrave apo personave të rrezikshmëm, etj.

  • Humbjen e çdo mjeti apo dokumenti në pronësi të „Fair Rent Albania”.
  • Asnjë shërbim të pa përmendur në rubrikën: Siguracioni “Fair Rent Albania” përfshin:

Kujdes: Në rast të bllokimit të mjetit për arsye të humbjes së dokumentacionit apo të mjeteve dhe dokumenteve të domosdoshme për të qarkulluar, do të aplikohet një tarifë qira ditore për çdo ditë që automjeti nuk do jetë në gjendje pune, por jo më e madhe se 600 euro.

*Për bllokimin e mjetit për sjellje jo korrekte të Qiramarrësit tarifimi vazhdon deri në momentin e marrjes në dorëzim të automjetit nga Qiradhënësi.

Qiramarrësi duhet të:

  • Ngasë automjetin në mënyrë korrekte sipas udhëzimeve nga koncesionari.
  • Mbajë përgjegjësi për çdo veprim që kryen me automjetin gjatë periudhës së kontratës së nënshkruar me “Fair Rent Albania”.
  • Zbatojë rregullat e qarkullimit në shtetin ku do të përdorë automjetin.
  • Kontrollojë me kujdes të gjithë instrumentat në bordin e automjetit në mënyrë që të kujdeset për funksionimin normal të tij.
  • Të mbajë pastër automjetin gjatë kohës së përdorimit prej tij.

Qiramarrësi nuk lejohet të:

  • Përdorë automjetin për transport mallrash apo njerëzish mbi kapacitetin e tij.
  • Transportojë mallra të paligjshme.
  • Përdorë automjetin si shërbim taksi ose në veprimtari të paligjshme.
  • Lejojë ta ngasin automjetin persona të pa autorizuar më parë me shkrim nga “Fair Rent Albania”.
  • Largohet nga vendi i ngjarjes në rast aksidenti.

Gjatë dorëzimit të automjetit:

  • Plotësohet nga të dy palët prces-verbali me shënimet mbi dëmtimet e automjetit. ( Nëse ka të tilla )

*Nëse është e mundur vërtetohen edhe me foto në momentin e dorëzimit të automjetit.

  • Bëhet verifikimi i dokumentacionit të domosdoshëm për qarkullimin pa problem të automjetit.
  • Bëhet inventari i mjeteve ndihmëse që ndodhen në kabinën e automjetit.
  • Kontrollohet niveli i karburantit të automjetit. ( Merret dhe dorëzohet e mbushur plot )
  • Verifikohet numratori i kilometrave të kryera të automjetit.
  • Qiramarrësi pajiset nga Qiradhënësi me një autorizim me shkrim për një ose disa përdorues.
  • Qiramarrësi njihet me të dhënat bazike të funksionimit të automjetit.
  • Të gjitha detajet evidentohen në njëkontratë e cila nënshkruhet nga të dyja palët dhe mbahet nga Qiradhënësi.

TransF(ai)r

  • Transferta nga Aeroporti, Portet në Hotele dhe Anasjelltas.
  • Transferta individuale.
  • Transferta për grupe deri në 8 persona.

Qera me shofer në dispozicion

  • Udhëtime ditore me shofer.
  • Transferta disa ditore me shofer edhe udhërrefyes të dedikuar.
  • Udhëtoni të qetë në kaosin e trafikut të rënduar!
  • Përdorni automjetin si zyrën tuaj ndërsa ne ngasim makinën në mënyrë të sigurtë.

Makina jonë vjen tek ju:

  • Makina jonë vjen në çdo vendndodhje tuajën në Tiranë falas.
  • Makina vjen në çdo adresë tjetër me një tarifë sipas Distancës së kërkuar.

Politikat “Fair Rent Albania” për karburantin.

  • Ju do ta merrni automjetin dhe do e dorëzoni atë të mbushur plot.
  • Në rast të kundërt do të aplikohet tarifimi për karnurantin e munguar si edhe një tarifë shërbimi 10 euro.

Shërbime dhe pajisje shtesë:

  • Navigator portabël me hartën e preferuar – 10 euro/ditë
  • Karrige shtesë për fëmijë –   3  euro/ditë
  • Zinxhirë dëbore –   3 euro/ditë
  • Pajisje të tjera sipas kërkesave: Mbajtëse biçikletash, zgara për transport mallrash mbi automjet janë të negociueshme me operatorët “Fair Rent Albania”.

Dokumentacioni i domosdoshëm për marrjen e një automjeti me qira:

  • Kopje e pasaportës ose ID së vlefshme të personit i cili nënshkruan kontratën e qiramarrjes.
  • Kopje e lejeve të drejtimit të personit/personave që do të ngasin automjetin “Fair Rent Albania”.
  • Kartë krediti e vlefshme nga e cila do të ruhet depozita e nevojshme.

*Të dhënat e qiramarrësit do të përdoren nga „Fair Rent Albania” vetëm për përmbushjen e kushteve të kontratës së qiramarrjes.

Shërbimi V.I.P.

  • Makina sipas dëshirës dhe shërbimi Bodyguard për evente dhe ceremoni të ndryshme.

*Ky shërbim ofrohet vetëm me kërkesë të veçantë të klientit dhe rezervohet në një periudhë 1 muaj përpara eventit.

There is no selected car class in current office. Please choose another Class!